“Turizmi në të gjithë botën ishte një nga industritë më të prekura nga pandemia Covid 19 në dy
vitet e fundit, por fokusi kryesor i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes
Ministrisë së Ekonomisë si institucion kompetent për zhvillimin e turizmit ishte ta mbështeste
këtë sektor me masa dhe aktivitete konkrete. Nga të gjitha përllogaritjet këtë vit, kemi arritur
rezultatet e pritura. Sezoni turistik ishte i suksesshëm, deklaroi Ministri i Ekonomisë Kreshnik
Bekteshi në fjalimin e tij me rastin e Ditës botërore të turizmit 2021, e cila tradicionalisht
festohet nga Ministria e Ekonomisë çdo vit.
“Duke pasur parasysh numrin e turistëve dhe qëndrimet gjatë natës, mund të themi se masat
që janë zbatuar kanë dhënë rezultate të dukshme. Sipas statistikave të fundit, në periudhën
janar – korrik 2021, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve u rrit
me 56.6%. Në të njëjtën periudhë, janë regjistruar pothuajse 320 mijë turistë në vend të cilënt
kanë realizuar mbi një milion qëndrime gjatë natës. Projektet kryesore që kontribuan në rritjen
e numrit të turistëve ishin Fushata PUSHIME NË VEND dhe VAUÇERAT PËR TURIZËM VENDOR,
ndërsa për turistët e huaj VULA E SIGURISË(safe travel stamp) “tha ministri Bekteshi.
Ai kujtoi se sektorët e turizmit dhe hotelerisë gjithashtu u mbështetën këtë vit me grante
direkte nga Qeveria në mënyrë që të tejkalohet kjo krizë dhe të riparohen pasojat nga
pandemia.
“Mund të përmbledhim se kemi pasur një sezon të suksesshëm falë politikave dhe masave të
miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në konsultim dhe bashkëpunim
me sektorin privat,” tha Bekteshi.
Në fjalimin e tij, Ministri përcolli moton e këtij viti të Organizatës Botërore të Turizmit për Ditën
Botërore të Turizmit, e cila është si vijon “Turizmi për rritje gjithëpërfshirëse” dhe theksoi se kjo
është një mundësi për të shikuar përtej statistikës për turizmin dhe për të pranuar se, pas çdo
shifre, qëndron një njeri.
Për këtë arsye ne si Ministri e Ekonomisë presim nga përfaqësuesit e pranishëm të odave dhe
shoqatave propozime dhe masa konkrete për rritje gjithëpërfshirëse dhe zhvillim të turizmit në
vendin tonë në periudhën pas-kovidit me qëllim që të tejkalohen të gjitha sfidat, ceku kështu
ministri më tej gjatë fjalimit.
Bekteshi uroi të gjithë përfaqësuesit e sektorit të turizmit dhe hotelierisë në vend për Ditën
Botërore të Turizmit, 27 Shtatorin dhe u uroi atyre punë të suksesshme dhe një vit të frytshëm.