
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.726 teste të kryera janë regjistruar 112 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 82 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 419 pacientë, përcjell Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 13 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 189.999 raste, prej të cilëve 171.375 janë shëruar, kurse 6.607 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 12.017 raste aktive me virusin korona.