
Nga fillimi i këtij viti, 19 nga 25 modelet më të reja në Norvegji ishin vetura elektrike.
Qëllimi i Norvegjisë është të ndalet shitja e veturave të reja me benzinë dhe naftë deri më 2025. Ndoshta duket e pabesueshme, por gjërat në terren janë ndryshe.
Revista norvegjeze Motor raporton se nga viti i ardhshëm shitja e veturave me naftë dhe benzinë në këtë shtet do të mund të ishte aq e ulët, kjo për shkak të veturave të reja elektrike që kanë pothuajse 100 për qind të tregut, shkruan Telegrafi.
Në tetë muajt e parë të këtij viti, veturat me naftë dhe benzinë përbëjnë më pak se 10 për qind nga 110.864 të reja të regjistruara.
E nëse ky trend vazhdon sikurse në pesë vitet e fundit, këto mjete me djegie të brendshme në shtatë muajt e ardhshëm do të mund të bie në zero.
Nga fillimi i këtij viti, 19 prej 25 veturave të reja më të shitura në Norvegji ishin ato elektrike. Në krye të listës gjendet Tesla Model 3 më 7.048 vetura të reja të regjistruara në këtë shtet.