Gjatë periudhës sa zgjat pandemia, antibiotiku Sumamed dhe Pancef kanë qenë ilaçet më të përdorura nga ana e qytetarëve. Po ashtu qytetarët gjatë kësaj periudhe kanë konsumuar sasi të mëdha dhe të pa kontrolluar të vitaminave të ndryshme si dhe minerale. Nga Oda Farmaceutike e Maqedonisë së Veriut thonë se të shpeshta kanë qenë rastet kur pacientët kanë bërë presion ndaj mjekëve që të ju shkruajnë terapi me antibiotikë, edhe pse një gjë e tillë, sipas mjekëve nuk ka qenë e nevojshme.
Sipas informatave të mija, shpeshherë dhënia e recetave me antibiotikë nga ana e mjekëve vjen si pasojë e presionit që pacienti I bën mjekut për t’i shkruar antibiotikë. Ndodh që pacienti e ndërron mjekun amë, madje dhe farmacinë nëse ata nuk I shkruajnë dhe japin antibiotikë duke menduar se antibiotiku është zgjidhje për diçka. “Më të kërkuara nga vitaminat gjithsesi se është vitamin D-ja, mineralet Zinc, Magnesium, vitamin C shumë, ndonjëherë doza të mëdha të pa arsyeshme. E di se duhet të merren vitamina në asi gjendje por patjetër të jetë e kontrolluar. Sepse edhe vitaminat tregojnë efekte të pa dëshiruara si dhe mund të çojnë deri në dozim të tepërt”, tha Bistra Angelovska, kryetare e Odës së Farmacistëve të Maqedonisë.
Disa nga të anketuarit e ALSAT pranojnë se kanë kërkuar vetë nga mjekët që të ju shkruajnë marrjen e antibiotikëve, derisa disa të tjerë thonë se edhe pas rekomandimit të mjekut nuk kanë marrë asnjëherë antibiotikë.
“Dy tre herë për një muaj marr antibiotikë. Zakonisht unë vetë kërkoj nga mjeku të më shkruaj, për çdo rast më ndihmonë”.
“Nuk shfrytëzoj aspak antibiotikë. Shërohem me cajëra shtëpie”.
“A merrni shpesh antibiotikë? Nuk e kam provuar deri tash madje dhe shpresoj mos marr”.
“ Shumë rallë marr antibiotikë, për shumë vite njëherë, ndonjëherë më ka ndodhur. Vetëm me rekomandim të mjekut, unë nuk kam kërkuar, vetëm mjeku kur më ka shkruar”.
“Nuk shfrytëzoj shpesh antibiotikë, por përsëri më shumë se sa është e nevojshme. Fajin e vendos te vetja jo te mjeku, ne jemi të tillë që bëjmë panik për antibiotikë. Mu më ka ndodhur vetë të kërkojë të më shkruar mjeku antibiotikë, s’mund të ja ve fajin mjekut derisa atë vetë e kam bërë”
“Unë apsolutisht nuk pi antibiotikë. Marr ilaçe natyrale. Qytetarët kërkojnë vetë derisa kanë problem patjetër të bëj dicka derisa e ndjen se organizmi I kërkon antibiotikë, pa antibiotikë a mund të shërohet, jo!”.
Nga ilaçet që janë në listën pozitive të Fondit Shëndetësor më të shitura janë ilaçet për shërimin e sistemit kardiovaskular, ato për hipertension si dhe antibiotikët.
Në ditën botërore të Farmacistëve, Oda Farmaceutike kritikon listën pozitive të ilaçeve në llogari të Fondit Shëndetësor. Ilaçet moderne dhe të brenduara si pasojë e mos azhurimit të listës pozitive të ilaçeve, qytetarët me vite I paguajnë privat nga xhepi I tyre. Kjo pamundëson edhe pasqyrën reale mbi atë se cilat ilaçe më së shumti përdoren nga qytetarët.