Pandemia COVID-19 është ngadalësuar sërish këtë javë në botë, sipas të dhënave më të fundit.
Me 510 000 raste infektimi të regjistruara çdo ditë në botë këtë javë, treguesi ka rënë ndjeshëm, me -8 për qind, në krahasim me javën e kaluar.
Përmirësim në shumicën e rajoneve
Këtë javë, shumica e rajoneve të botës po shohin përmirësimin e situatës së tyre: -32 për qind në Afrikë; -25 përq ind në zonën e SHBA/Kanadasë; -21 për qind në Lindjen e Mesme; -7 për qind në Azi dhe -2 për qind në Oqeani , ku virusi nuk qarkullon shumë.
Sidoqoftë, situata po përkeqësohet në Amerikën Latine dhe Karaibe: + 33 për qind, një rritje e mprehtë në shifër.
Përshpejtim më i fortë
Singapori është vendi ku epidemia po përshpejtohet më së shumti (+ 129 për qind, 1 300 raste të reja në ditë), në mesin e atyre që kanë regjistruar të paktën 1 000 infeksione ditore gjatë javës së kaluar.
Ai ndiqet nga Rumania (+ 75 për qind, 5 400 raste), Ukraina (+ 58 për qind, 5 600 raste), Siria (+ 23 për qind, 1 900 raste) dhe Turqia (+ 23 për qind, 31 200 raste).
Rëniet më të forta
Në të kundërt, është Botsvana (-51 për qind, 600 raste të reja në ditë) ajo që regjistroi rënien më të madhe këtë javë, përpara Japonisë (-50 për qind, 3 900), Sri Lankas (-43 për qind, 1 700), Afrikës së Jugut (-39 për qind, 2 700) dhe Azerbajxhanit (-38 për qind, 1 500).
Infektimet më të mëdha
SHBA mbetet deri më tani vendi me numrin më të madh të infeksioneve të reja në terma absolutë këtë javë (126 000 raste të përditshme, -26 për qind), përpara Britanisë së Madhe (32 400, + 10 për qind) dhe Turqisë (31 200, + 23 për qind).
Në proporcion me popullsinë, vendi me më shumë raste të reja këtë javë është Serbia (653 për 100 000 banorë), përpara Mongolisë (630) dhe Kubës (496).
Vdekjet
SHBA ka numrin më të madh të vdekjeve ditore, 2 041 në ditë këtë javë, përpara Rusisë (801), që sot njoftoi një shifër rekord prej 828 personash të vdekur nga COVID-19 në 24 orë dhe Meksikës (542).
Globalisht, vdekjet ditore kanë rënë (8 384 në ditë, -9 për qind).
Vaksinimi
Vendet që po vaksinojnë më shpejt këtë javë janë kryesisht në Amerikën Latine, Azi dhe Oqeani.
Me vaksinat e veta me tre doza, Kuba ka shkallën më të shpejtë midis vendeve me më shumë se një milion njerëz, duke administruar doza në 2,69 për qind të popullsisë së saj çdo ditë.
Kamboxhia (1,46 për qind) dhe Irani (1,36 për qind) plotësojnë tre vendet e para.
Emiratet e Bashkuara Arabe mbeten vendi me fushatën më të përparuar të vaksinimit, me 199 doza të administruara për 100 banorë, përpara Uruguajit (176) dhe Izraelit (171).