Një Komision i përkohshëm i Prokurorisë Publike do të ndjekë parregullsitë eventuale zgjedhore

Një Komision i përkohshëm i Prokurorisë Publike do të ndjekë parregullsitë eventuale zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme lokale, të caktuara për më 17 tetor 2021.

“Ngjarjet në lidhje me zgjedhjet e ardhshme lokale, të caktuara për më 17 tetor 2021, janë me interes të përgjithshëm për publikun. Prej këtu, prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli Vendim për formimin e një Komisioni për ndjekjen e parregullsive eventuale në lidhje me kryerjen e veprave penale nga Kapitulli gjashtëmbëdhjetë – Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimi nga Kodi Penal dhe vepra të tjera të cilat do të ishin bërë gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve”, njoftoi PPRMV.

Komisioni i formuar i prokurorisë publike në mënyrë proaktive do t’i ndjekë ngjarjet, në drejtim të mbrojtjes nga veprime kriminale ose veprime të tjera kundërligjore dhe veprim parandalues.

Siç është bërë e ditur në kumtesë, prokurori publik në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Xhelal Bajrami është i caktuar për kryetar të komisionit, ndërsa anëtarë janë prokurorë publikë nga prokuroritë publike dhe Prokuroria Themelore Publike në Shkup.

Anëtarët e komisionit, si dhe të punësuarit e përfshirë në punën e tij, në bazë ditore do t’i ndjekin të gjitha ngjarjet nga shteti në lidhje me procesin e organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve. Për ato ngjarje për të cilat do të vlerësohet se japin indikacione për parregullsi eventuale të bëra zgjedhore, njoftimet menjëherë do të dërgohen te prokuroria themelore publike adekuate. Njëkohësisht, do të detyrohen prokuroritë publike themelore për veprim urgjent, gjegjësisht të formojnë lëndë dhe të ndërmarrin veprime për konfirmimin e fakteve relevante prej të cilave varet zbatimi i drejtë i Kodit Penal, shtohet në kumtesë.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut ju bën thirrje organizatave civile, partitë politike, institucionet vendore dhe ndërkombëtare dhe të gjitha personat të cilët konsiderojnë se në ndonjë procedurë ka indikacione për vepër të kryer penale në lidhje me procesin zgjedhor, të dorëzojnë parashtresë/fletëparaqitje te Komisioni, në adresën elektronike [email protected] Adresa elektronike për denoncim të parregullsive zgjedhore është e publikuar edhe në faqen e internetit të prokurorisë publike http://www.jorm.gov.mk.