Numër dyfish më i ulët i të prekurve nga Kovid 19 ndërsa numër i lartë i të vdekurve regjistrohen në valën e katërt të pandemisë me korona virusin në vend. Të shtunën Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 41 të vdekur si pasojë e virusit dhe 539 të infektuar. Por, kjo nuk është shifra më e lartë e personave të vdekur që janë evidentuar brenda 24 orëve. Para vetëm katër muajve gjatë valës së tretë, për vetëm disa ditë në prill u regjistrua numër i lart i rasteve të vdekjes, por edhe numri i të prekurve ishte dyfish më i lartë se sa numri i të infektuarve tani. Më 2 prill ishin regjistruar 1320 të infektuar dhe 50 të vdekur ndërsa më 7 prill 1300 raste dhe 51 të vdekur.
Ministria e Shëndetësisë
Raste Të vdekur
02.04.2021 1320 raste 50
07.04.2021 1300 raste 51
18.09.2021 539 raste 41
Nga Ministria e Shëndetësisë sqarojnë se, në fakt, dje në kovid spitalet u regjistruan 24 vdekje, ndërsa 17 personat e tjerë kishin vdekur gjatë ditëve të kaluara, por përmes mjekëve amë të dhënat arrijnë më ngadalë në ISHP.
Ministria e Shëndetësisë
“Dje, Instituti i Shëndetit Publik publikoi 41 pacientë të vdekur, nga të cilët 24 pacientë vdiqën në 24 orët e fundit, 17 pacientët e tjerë të vdekur, kanë vdekur gjatë disa ditëve te fundit në spitalet private dhe në kushte shtëpiake. Për ta, të dhënat shkojnë ekskluzivisht përmes mjekëve amë dhe ISHP i publikon ato menjëherë.”
Të shtunën si pasojë e Covid 19 vdiq një vajzë 18-vjeçare që nuk kishte asnjë sëmundje të mëparshme. Ministria thotë se vajza në Klinikën Infektive është sjellë në gjendje të rëndë me takikardi. Sipas statistikave botërore, vendi ynë është në vendin e katërt për sa i përket vdekshmërisë nga Covid -19 për milion banorë – mbi 73 persona, përfshirë 17 shtatorin.