“Lock down-i” eventual, goditje e rëndë për Ohrin dhe Strugën

Vendosja eventuale e masave të reja shtrënguese do jetë goditje e re për turizmin nga i cili nuk do mund të rimëkëmben një kohë të gjatë- thonë hotelierët nga Ohri dhe Struga, pas paralajmërimeve se nëse virusi vazhdon të përhapet, mund të pasojnë masa të reja shtrënguese.

Turizmi është degë e ndjeshme. Çdo vendosje e masave të reja shtrënguese do çojë në uljen e numrit edhe ashtu të ulët të turistëve të huaj. Jam i sigurt se edhe turistët vendas do jenë të pakët që do i shfrytëzojnë shërbimet tona. Shpresojmë që nuk do ketë masa të reja dhe se sa më shpejtë do i tejkalojmë edhe këto momente të vështira në turizëm dhe se Ministria do e ketë këtë parasysh”, tha Filip Stefanoski, punonjës turistik.

Masa të reja do çojnë në mbylljen e hoteleve, thonë nga Hotam.

Ne gjatë muajve të dimrit mbijetojmë. Nuk jemi plotësisht të mbyllur, or një pjesë e vogël punon, sa për të thënë se hotelet punojnë. Kjo do ndikojë shumë”, pohoi Krste Bllazheski, kryetarë i Hotam.

Sigurisht se do vijë deri te mbyllja, sepse kanë të punësuar dhe nuk do mund t’i paguajnë të punësuarit, t’i mbulojnë shpenzimet, ndërsa nuk ka mysafirë dhe turistë”, theksoi Naume Ugrenoviq, hotelier nga Struga.

Hotelierët shpresojnë se nuk do përsëriten masat shtrënguese sikur vitin e kaluar kur kishte mbyllje të plotë dhe orë policore. Nëse ndodh kjo, atëherë ata shpresojnë në mbështetje financiare nga Qeveria./Alsat