Zvicra zgjeron detyrimin për paraqitjen e “Green Pass”

Zvicra po shtrëngon masat për të luftuar COVID-19, ndërsa qeveria njoftoi sot se nga e hëna 13 shtator certifikata Covid do të jetë e detyrueshme për personat mbi 16 vjeç në restorante, bare, objekte kulturore dhe të kohës së lirë, si edhe në ngjarje në vende të mbyllura.

“Masat e reja kanë për qëllim përballimin e situatës së vështirë në spitale, që nuk tregon shenja përmirësimi”, thuhet në një deklaratë të qeverisë.

“Situata në spitale mbetet e tensionuar dhe njësitë e kujdesit intensiv po arrijnë kufijtë e tyre”, tha Këshilli Federal.

“Përqindja e popullsisë së paimunizuar është ende shumë e lartë për të parandaluar një valë të re të infeksioneve dhe madje edhe nëse interesi është rritur pak, ritmi i vaksinimit mbetet i ulët”, shpjegoi ai.

Kuota e personave të vaksinuar plotësisht në vend është 52,35 për qind.

Zgjerimi i paraqitjes së detyrueshme për certifikatën COVID-19 është i kufizuar më 24 janar 2022.

Megjithatë, Këshilli Federal ka mundësinë të anulojë dispozitën, nëse situata në spitale përmirësohet.

Certifikata Covid vërteton vaksinimin, shërimin ose rezultatin negativ të një testi të suksesshëm.