Nga 1 shtatori hyrje në vend vetëm për të vaksinuarit, vërtetim se keni kaluar virusin ose test PCR negativ

Nga 1 shtatori shtetasit vendor dhe të huaj do të mund të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nëse paraprakisht në vendkalimin kufitar tregojnë certifikatë/vërtetim për imunizim të kryer (vaksinim) nga virusi SARS-CoV-2, ose të paktën të pranuara dy doza të vaksinës kundër KOVID-19, certifikatë/vërtetim se keni kaluar KOVID-19 në 45 ditët e fundit, duke konsideruar ditën e shërimit ose vërtetim mjekësor me rezultat negativ të testit RT PCR SARS-CoV-2, në 72 orët e kaluara para se të hyjnë në vend, ka vendosur Qeveria në mbledhjen e sotme.

Për qytetarët tanë që kthehen në vend më 1 shtator, ndërsa nuk kanë test PCR ose vërtetim për vaksinë të pranuar ose kovid të kaluar do të caktohet masë karantine prej shtatë ditë izolim shtëpiak me vendim të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar.

Shtetasit e huaj që transitojnë nëpër vend do të duhet ta bëjnë atë në afat prej 5 orë me deklaratë paraprake në hyrjen e vendit që duhet ta tregojnë para kontrollit kufitar në dalje të shtetit.