Shqyrtimi publik i Listës Zgjedhore për zgjedhjet lokale do të nis nesër dhe do të zgjas deri me 9 shtator, pas çka Komisioni Shtetërorë Zgjedhor do të shqyrtojë gjendjen e re të të dhënave që do të përdoren ditën e zgjedhjeve, transmeton Alsat. Qytetarët në këtë afat mund të parashtrojnë kërkesë me shkrim për regjistrim, fshirje ose plotësim në Listën e Zgjedhësve, në njësitë rajonale ose zyrat e KSHZ -së, ose t’i drejtohen në mënyrë elektronike Komisionit dhe të paraqesin dëshmitë e duhura. Qytetarët mund t’i kontrollojnë të dhënat e listës së votuesve përmes web-faqes së KSHZ -së ose në këtë link. Afati i fundit për mbylljen e Listës Listës Zgjedhore është 24 shtatori, ndërsa e njëjta duhet të nënshkruhet deri më 1 tetor. Sipas afateve të rregullta, zgjedhjet lokale duhet të mbahen me 17 tetor.