Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg sot paralajmëroi se për të premten ka caktuar takim të jashtëzakonshëm të ministrave të punëve të jashtme të shteteve anëtare të Aleancës lidhur me zhvillimin e situatës në Afganistan.
Stoltenberg në Tuiter ka shënuar se do të kryesojë me takimin përmes video lidhjes, të cilën e thirri “në mënyrë që ta vazhdojë koordinimin e ngushtë” të 30 shteteve anëtare të NATO-s dhe “të bisedojë për qasjen e përbashkët ndaj çështjes afgane”.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës e akuzoi ish-udhëheqjen afgane për kolapsin e shpejtë të forcave të saj të armatosura të mbështetura nga Perëndimi, por pranoi se NATO duhet të adresojë mangësitë e programit të saj të trajnimit ushtarak.
NATO i kryesoi përpjekjet ndërkombëtare të sigurisë në Afganistan nga viti 2003, por nga viti 2014 është fokusuar në trajnimin e forcave të vendit.
Aleanca ka ndihmuar në krijimin e ushtrisë afgane, e cila numëronte rreth 300,000 pjesëtarë, por ajo nuk i kundërshtoi ekstremistët talebanë të cilët javën e kaluar e morën kontrollin ndaj pothuajse të gjithë vendit.