QMK: Tre zjarre aktive në vend

Në vend për momentin janë tre zjarre aktive, tek fshati Raohviç në komunën e Sarajit, në zonat e fshatrave Rakle Nikodin dhe Toplicë në Prilep, dhe vatra e re e zjarrit që është ndezur në fshatin Nivicino në Strumicë, informoi zëdhënësja e Qendres për menaxhmin me krizat Nadica Vçkova.

“Zjarri në afërsi të fshatit Raoviç, Komuna e Sarajit është ende aktiv dhe këtë mëngjes është verejtur tym I vogël në një shpat të malit në Matkë, gjithashtu tym është vërejtur, mes fshatrave Bukovic, drejt fshatit Çajlane. Zjarret në zonën e fshatravë Rakle, N ikodinn dhe Toplicë në komunën e Prilepit I cili ëhstë një teren I paaritshëm, mëngjesin e sotëm është me intesitet shumë më të ulët.”, tha Nadica Vëçkova, zëdhënëse e QMK-së.

Zjarri në zonën e fshatit Berovë, në Demir Kapi tashmë është shuar plotësisht. Nga QMK apelojnë që qytetarët nëse vërejne vende të caktuara të dyshimta, ku ka zjarr ose tym, të informojnë shërbimet kompetente në institucionet më të afërta, ose të telefonojnë numrin pa pagesë urgjenca në QMK – 195.