
Edhe në Francë do të nisë vaksinimi i popullsisë me dozën e tretë të vaksinës.
Mediat franceze shkruajnë se dhënia e dozës së tretë do të nisë nga shtatori.
Grupet që do ta marrin të parët do të jenë më të rrezikuarit nga koronavirusi.
Të njëjtin plan po e mendon edhe Gjermania, ndërsa Izraeli e ka vënë në zbatim.