Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat përgjatë shtetit, ndërsa po vijon edhe vaksinimi në teren. Në pikat e vaksinimit në shtet dhe në teren, deri më dje janë vaksinuar gjithsej 533.386 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 4.990 qytetarë, ndërsa dje gjithsej janë vaksinuar 13.137 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 958.742 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 425.356 qytetarë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Me numrat e fundit, siç theksohet, 65 për qind e popullatës mbi 70 vjet kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 62 për qind e popullatës mbi 65 vjet është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës, 58 për qind e popullatës mbi 60 vjet është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës dhe 48 për qind e popullatës mbi 50 vjet është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës.
Qytetarët pa termin të caktuar vaksinohen, në pikat ekzistuese të vaksinimit përgjatë shtetit. Procesi i vaksinimit në teren zhvillohet në territorin e gjithë shtetit, me rotacione të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vendbanim rural, lagje. Sajti vakcinacija.mk është i hapur për caktim të terminëve për vaksinim të fëmijëve, informojnë nga Ministria dhe bëjnë thirrje qytetarëve që të përfshihen në vaksinimin masiv, sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë ta fitojmë virusin.