Kuarteti më i njohur i xhezit në Shqipëri me koncert në StrugëNë kuadër të Edicionit të 6-të të manifestimit JazzFest Tetovo (on tour), me datë 3 gusht, ora 20.30, në kinemanë verore të Strugës, do të mbahet koncerti i bendit AJS Quartet. Ky bend është i përbërë nga katër muzikant profesionist, edhe atë Gent Rushi –piano, Ermal Rodi- saksofon dhe flaut, Emiljan Dhimo- bateri dhe Roni Gjura – kontrabas. Në muzikën e tyre, ky kuartet ka të gërshetuar laramani stilesh, duke e kombinuar me ngjyra të xhezit bashkëkohor ballkanas. Në çdo koncert të këtij bendi ndjehet një energji që përcillet te publiku nëpërmjet muzikës dhe interpretimit të tyre që të çon drejt një shfaqjeje të plotë artistike. Ky kuartet njihet për turnetë e tyre ndërkombëtare, edhe atë që nga Kina e deri në Evropë. Për këtë koncert hyrja është e lirë, kurse si aktivitet është i mbështetur nga Ministria e Kulturës së RMV, Komuna e Strugës dhe Trim&Lum.