Pamje të frikshme, Turqia prej disa ditësh nën “pushtetin” e flakëve

4 persona kanë vdekur dhe mijëra hektarë pyje janë degur nga zjarri që ka filluar prej të premtes në Turqi, thonë autoritetet.

Zjarret shpërthyen njëri pas tjetrit janë ta zakonshme në këtë periudhë të vitit në Turqi, por dëmet që po shkakton këtë vit janë të papara, pasi flakët kanë shkrumbuar fshatra të tërë.

Ndërsa sa ju takon zjarreve në rajonin jugor, autoritetet kanë nisur hetim, pasi dyshohet se janë të qëllimshme.

Erërat e forta po sfidojnë përpjekjet e shuarjes të kryera nga zjarrfikësit në terren, aeroplanë dhe helikopterë.

Më shumë se 60 zjarre në pyje u raportuan në dy ditët e fundit në të gjithë vendin dhe 43 prej tyre u vunë nën kontroll.

Rreth 4,000 zjarrfikës, tre aeroplanë, 38 helikopterë, qindra kamionë zjarrfikës luftojnë me flakët.