Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko në një prononcim ekskluziv për Neës33 ka folur për zgjedhjet lokale, tregoj nëse Dashmir Nasufi është kundër kandidat I tij nga BDI-ja për kryetar komune.
Tha se po zhvillohen anketat Brenda partiake për të zgjedhur kandidatin më të mirë, por sipas Merkos është ende herët për emër konkret.
“Bëhen anketa, bëhen përzgjedhje, të kandidatëve për në anketa secilit do t’i dëshirojmë suksese sidomos atij më të mirit. Nuk do të thotë se gjithmonë do të jetë filani apo prishmani. Do të jetë njeriu i cili me vërtetë mundet edhe më tutje t’ i japë, rritje dhe që është i pranueshëm për të gjithë”, tha Merko për Neës33.
Duke folur për koalicionin LSDM-BDI, Merko tha se një koalicion I tillë ka ekzistuar edhe në vitin 2017-të në zgjedhjet lokale, kur Lidhja Social Demokrate e mbështeti atë në rrethin e dytë zgjedhorë. Tha se Struga është me shumicë shqiptare dhe si rrjedhojë kandidati do të jetë shqiptarë.
“Marrëveshjet edhe mund të bëhen, nuk ka kurrfarë problemi po e di që edhe zoti Ahmeti nuk do të kishte bërë një marrëveshje të tillë, jo pse duam ne, funksionarët e BDI-së, ose se dëshiron partia, por realiteti është i tillë dhe se shumicën e bëjnë shqiptarët. E them se edhe në 2017-tën kishte marrëveshje mes LSDM-së dhe BDI-së. Në rundin e parë kemi garuar si të veçantë. Por në rrethin e dytë na kanë përkrahur edhe si parti”, deklaroi Merko.
Edhe pse insistuam të marrim përgjigje, kreu i Stugës ishte i vendosur të mos tregoj nëse do të bëjë fushatë në Strugë, nëse kandidati vjen nga radhët e LSDM-së, njofton Neës33.