Në vend ka filluar vaksinimi i fëmijëve të moshës nga 12- deri 17 vjeçare. Në kryeqytet vaksinimi i fëmijëve zhvillohet në tre poliklinikat “Bukuresht”, “Jane Sandanski” dhe “Çair”. Prindërit theksojnë se vaksinimi është i domosdoshëm me qëllim që sa me shpejtë të tejkalohet Pandemia.
“Djali është 17 vjeçar, sapo u vaksinua me Pfizer. Ishte vendim edhe I tij, patjetër se edhe e jona si prindër. Së bashku vendosëm. Marrë parasysh se çfarë po ndodh në botë vendosëm familjarisht të vaksinohemi”.
“Djali nuk donte të vaksinohet por ne menduam se është e nevojshme të vaksinohet. Ka mbushur 17 vjeç, është e rekomandueshme që të vaksinohet”.
“U vaksinova edhe unë dhe djali po ashtu”.
“Së bashku si familje vendosëm të vaksinohet djali, e shohim se numrat shkojnë duke u rritur. Tani është koha e vërtetë që të shfrytëzohet për ngritjen e antitrupave, të mbrohen fëmijët. Së bashku më djalin vendosëm që ta pranojë vaksinën”.
“Me ndihmën e dy palëve vendosa që ta marr vaksinën, jam 17 vjeçar”.
Për vaksinimin përmes faqes së internetit vakcinacija.mk janë 1800 fëmijë, ndërsa imunizimi i tyre bëhet me vaksinën Pfizer, e cila është e vetmja që në udhëzuesin e saj posedon rekomandimin për vaksinimin e kësaj kategorie të qytetarëve.
Ashtu siç ka qenë e paralajmëruar, procesi I vaksinimit nga sot ka filluar edhe te moshat nga 12 vjeçare. Nga numri I përgjithshëm që ne e kemi në sistemin “Termini Im” për sot kemi të caktuar diku 320 terminë. Brenda atyre ka dhe fëmijë nga mosha 12 vjeçare. Deri më tash janë vaksinuar diku 5 fëmijë të moshës 14-15 vjeçe – Salajdin Memeti, Përgjegjës – Poliklinika e Çairit , Shkup.
Sot nga mëngjesi filluam me vaksinimin e fëmijëve me vaksinën Pfizer. Ka interesim të madh – u shpreh Bore Radev, Drejtor I Poliklinikës “Jane Sandanski”, Shkup.
Sa i përket gjendjes epidemiologjike në vend, Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse mëngjesin e sotëm ka konstatuar një rritje të lehtë të rasteve pozitive me Kovid19 në qytetin e Tetovës dhe në Shkup. Sipas analizave, rritja e rasteve në Tetovë vjen si pasojë e mos respektimit të rekomandimeve gjatë festave familjare – dasmave në ambiente të mbyllura.