
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3667 teste, ndërkohë që janë regjistruar 19 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, dhe atë: Shkup-8, Kumanovë-2, Tetovë-5, Gostivar-1, Koçanë-1, Gjevgjeli-1 dhe Dibër-1. Janë regjistruar edhe 9 pacientë të shëruar, ndërkohë që në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.