Kryetari Merko vizitoi SHMK “Dr.Ibrahim Temo”, do të rekonstruohen pjesë të rëndësishme të kësaj shkolle

👉 Ditën e sotme kryetari Merko e filloi me vizitë në Shkollën e mesme komunale “Dr. Ibrahim Temo” në Strugë, ku u prit nga drejtoresha e shkollës znj. Besime Jonuzi.
Qëllimi i vizitës ishte rekonsturimi i disa pjesëve mjaft të rëndësishme të kësaj shkolle si dhe projekte që janë në përfundim e sipër, si:
✔ ndërtimi i kaldajës dhe objektit të ri ku do të vendoset kaldaja
✔ fasada e jashtme
✔ 25 klasa të renovuara me dysheme dhe tavane të ri
✔ Lavamanë nëpër klasa
✔ Pajisja e kabineteve lëndorë me mjete pune, si mikroskop, teleskop, piano, violina, kitara..
✔ Sistem zërimi në të gjithë objektin, i cili do të përdoret jo vetëm për zilen por edhe për dhënien e lajmërimeve për të gjithë njëkohësisht dhe atë në tre gjuhë
✔ Vendosja e tabelave smart, printerëve profesional e të tjera.
Ky investim do ju ofrojë nxënësve por edhe stafit administrativ të shkollës kushte më të mira për punë.
📚 Është një lajm i mirë për të gjithë banorët e komunës dhe mezi po presim të hapim dyert për nxënësit në fillimin e vitit të ri akademik.

👉 Денес, градоначалникот Мерко го започна денот со посета на Средното општинско училиште “Др. Ибрахим Темо“ во Струга, каде беше пречекан од директорката на училиштето г-ѓа. Бесиме Јонузи.
Целта на оваа посета беше увид за реконструкција на некои многу важни делови од ова училиште, како и проектите што се во тек на завршување, како што се:
✔ Конструкција на котелот и новиот објект каде што ќе се постави котелот
✔ Надворешна фасада
✔ 25 реновирани училници со нови подови и тавани
✔ Мијалници во училниците
✔ Опремување на предметни кабинети со работни алатки, како што се микроскоп, телескоп, пијано, виолина, гитара
✔ Озвучен систем низ целата зградата, кој ќе се користи не само за звонче, туку и за давање известувања на сите истовремено и на три јазици
✔ Поставување на смарт табли, професионални печатари и други.
Оваа инвестиција ќе им обезбеди на учениците и училишниот персонал подобри услови за работа.
📚 Оваа вест е добра за сите жители на општината и со нетрпение очекуваме да ги отвориме вратите за учениците на почетокот на новата учебна година.