Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në “Facebook” tha se tashmë nuk ka nevojë për të caktuar termin për vaksinim.
“Vizitoje spitalin më të afërt publik dhe vaksinohu pa termin të caktuar”, tha Filipçe.
Ai thotë se vetëm me sjellje me përgjegjësi ndaj vetes dhe të tjerëve mund t’i jepet fund pandemisë.
“Bëhu i përgjegjshëm, kujdesu për veten dhe më të afërmit tuaj”, shkroi Filipçe.