“Virusi sinsicial”, Filipçe: Nuk ka nevojë për panik!

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se kanë përfunduar hetimet për fëmijët me probleme respiratore në rajonin e Gjevgjelisë, transmeton Alsat. Filipçe theksoi se nuk ka nevojë për panik, pasi kjo dukuri është e pritshme pas një periudhe të gjatë izolimi të fëmijëve.

“Bëhet fjalë për të ashtuquajturin virus sinsicial. Deshëm të shohim nëse ka pasur lidhje me Kovid. Asnjë fëmijë nuk ka antitrupa që vërtetojnë që kanë kaluar virusin. Është rritur numri i fëmijëve edhe në Kozle. Është evidente se tash sistemi imunitar në një farë mënyre nis të funksionojë, pasi një periudhë të gjatë kanë qenë të izoluar në shtëpi, tani pas lëvizjeve fëmijët vijnë në kontakt me shkaktarin dhe në këtë mënyrë reagon sistemi imunitar. Nuk ka vend për panikë, kjo është me rëndësi. Nuk ka lidhje me kovidin, është infeksion i thjeshtë i virusal”, pohoi mes tjerash Filipçe.