
Më 09.07.2021 në Njësinë për Punë të Brendshme Strugë u raportua se BD (67) dhe MP nga fshati Bixhovë i Strugës rreth orës 17 me dhunë kanë marrë çelësa nga IB (55), punonjës i ndërmarrjes publike “Eco Strugë” dhe nga vendparkimi kanë marrë automjetin e tipit “Golf”.
Kundër tyre do të ngrihen paditë e duhura . Sektori për Punë të Brendshme Ohër. Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami