
Nëpër pranverat e fëmijërisë…
1.
Kur jeta merr për tatëpjetë
Me bujë a befas, nuk prish punë
Të duket vetja si një ortek
Nga majë e lartë tek shket në fund…
2.
Askush, askurrë e asnjëherë
Vrapin e parë nuk e harron
Gjersa fytyrën nuri i vdekjes
Me dyll të verdhë ia mbulon…