Varianti Delta, ministrat e shëndetësisë së Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë në koordinim!

Ministrat e shëndetësisë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Serbia sot dhe nesër do të diskutojnë për masat që do të ndërmerren për parandalim të shpërndarjes së variantit Delta të koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë në vend, Venko Filipçe tha se rajoni duhet të ketë një qasje më të organizuar ndaj variantit indian të koronavirusit.

“Duhet të kemi një qasje më të organizuar. Sot dhe nesër do të flas me kolegët ministra të vendeve të rajonit: Serbia, Shqipëria dhe Kosova në kuadër të komunikimin që e hapëm në Samtin e Berlinit që të marrim qëndrime të përbashkëta. Mendoj se kjo është shumë me rëndësi”, tha Filipçe.

Kjo vjen pasi në rajon janë konfirmuar rastet e para të variantit Delta.