Dashmir Nasufi: Do të vazhdoj rrugëtimin tim duke u rreshtuar pas kryetarit Merko?!?

Dashmir Nasufi: Do të vazhdoj rrugëtimin tim duke u rreshtuar pas kryetarit Merko

Pas lajmeve dhe zërave të shfaqura ditëve të fundit nga portale të ndryshme, se drejtori aktual i “NP Ujësjellës dhe Kanalizime-Strugë”, Doc.Dr.Dashmir Nasufi, do të jetë kandidati i BDI-së për Komunën e Strugës, ka ardhur edhe reagimi i vetë Dashmir Nasufit në lidhje me këtë çështje.

Ai u shpreh se nuk ka asgjë të vërtetë në këto lajme dhe se qëndrimi i tij është mjaft i qartë.

“Do të vazhdoj rugëtimin tim ashtu siç kam nisur duke u rreshtuar pas kryetarit aktual të Komunës së Strugës, z.Ramis Merko”, -u shpreh Dashmir Nasufi.