Ahmeti Kurtit: Unë kam qenë dhe jam këtu për Kosovën

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka shprehur kënaqësinë e tij që t’a ritakojë kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin informon Tetovasot.
Kreu i BDI së zhvilloi një takim të tillë në margjinat e Forumit të Prespës për Dialog

Ali Ahmeti tha se është kënaqësi ta ritakoj Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, me të cilin diskutuam vëllezërisht për sfidat e përbashkëta të Kosovës, Maqedonisë së veriut dhe rajonit.

“Ne e mbështesim njëri tjetrin dhe përmbylljen e çështjeve të hapura me njohje të ndërsjellë dhe integrim në Bashkimin Europian si dhe në NATO”deklaroi Ahmeti.

Unë kam qenë dhe jam këtu për Kosovën dhe do të mbes gjer në frymën time të fundit u shpreh lideri i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut.