Nis imunizimi i personave të palëvizshëm! S’ka qëndrim për dozën e tretë të vaksinës anti-Covid

Në disa qytete të vendit ka filluar vaksinimi në terren i personave të pa lëvizshëm. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se nga java e ardhshme do të intensifikohet vaksinimi në terren duke shtuar se në të gjitha pikat e vaksinimit janë shpërndarë dozat kineze “Sinovak”. Të premten pritet të arrijnë 10.000 doza të vaksinën Astra&Zeneca, donacion nga shteti kroat ndërkaq javës së ardhshme 10.000 doza të vaksinës ruse Sputnik V.

Vaksinimi në terren në disa qytete veçse ka filluar, aty ku ka persona të cilët e kanë vështirë të lëvizin, nga vende më të vogla Shtëpitë e Shëndetit veçse e bëjnë këtë gjë Berova dhe Pehçeva ndërsa nga java e ardhshme presim që ta organizojmë edhe më intensivisht”, tha Venko Filipce, ministër I Shëndetësisë.

Sa i përket marrjes së dozës së tretë të vaksinës, vendi nuk ka qëndrim të prerë nëse do të bëhet një gjë e tillë, sic po e praktikojnë disa vende të botës. Autoritetet presin qëndrime zyrtare nga autoritetet botërore të Shëndetësisë për të praktikuar diçka të tillë.

Askush nuk mund të thotë se si do jetë e ardhmja e vaksinimit. Nëse këto dy doza do jenë të mjaftueshme apo ndoshta do ketë nevojë për dozë të tretë, çështja është nëse do duhet nga I njëjti prodhues dhe mënyra e tretë nëse kjo vaksinë do bëhet zonale”, theksoi Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.  

Deri dje në vend me të dyja dozat janë vaksinuar rreth 330.000 qytetarë. Rreth 14.000 të tjerë që janë paraqitur përmes platformës online, presin radhë për tu vaksinuar me dozën e parë.