
Ramiz Merko: Kompani me renome botërore hapin fabrikë në Strugë, mbi 1000 vende puneKryetari i Komunës së Strugës, z.Ramis Merko njoftoi sot se, kompania kanadeze Magna do të investojë 35 milion euro dhe do hap 1.200 vende të reja pune në Strugë.Realizimi i këtij investimi do të ketë një ndikim të madh në ekonominë lokale në Strugë dhe rajonin e Strugës.Kjo do të nënkuptojë uljen e papunësisë dhe përmirësimin e standardeve të jetesës së qytetarëve.Menaxhmenti njoftoi për vendosjen e teknologjive të reja në fabrikën e re në të cilën do të prodhohen pjesë për industrinë e automobilave, çka do të thotë proceset më moderne në vend.

