
Kanë filluar reagimet e para pozitive pas lajmeve se Dashmir Nasufi do të jetë kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim në Strugë e jo Ramiz Merko.
Sipas informacioneve të News33, përkrahësit e BDI-së nga Struga që janë në diasporë janë vënë në lëvizje.
Siç thonë burimet tona, ata janë aktivizuar në mbështetje të Nasufit që ky i fundit si një person i ri intelektual me bagazh të pasur të merr drejtimin e komunës së Strugës.
Ndryshe, ditë më parë, ishte pikërisht, portali News33 që kumtoi se Bashkimi Demokratik për Integrim në Strugë do të garojë me Dashmir Nasufin e jo me Ramiz Merkon.
