
Asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë
Kosova në 24 orët e fundit fatmirësisht nuk ka shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi dhe janë regjistruar 9 raste të reja. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i tyre është 105.333.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.361 doza të vaksinës kundërCOVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 179.029 doza të vaksinës. Deri më sot 41.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Në total numri i rasteve aktive është 167.
