

Edhe pse Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet e fundit lokale fitoi Strugën me ndihmën e LSDM-së me Ramiz Merkon, duket se kësaj radhe kreu i BDI-së ka ndryshuar mendje dhe nuk do të garojë me Merkon në Strugë.
Burime të portalit News33 thonë se Bashkimi Demokratik për Integrim e ka propozuar Dashmir Nasufin si kandidat të mundëshëm për kryetar të komunës së Strugës për periudhën e ardhëshme katër vjeçare.
Ndryshe, Dashmir Nasufi është edhe tash I angazhuar në komunën e Strugës nga ana e kryetarit Merko në sektorin për veprimtari publike./News33/