Prof. Muhamed Borova – POROSIT E PRINDËRVE TË MOSHUAR!

POROSIT E PRINDËRVE TË MOSHUAR!


1). Dukemi të moshuar dhe të pjekur, por, ne jemi dy fëmijë në trupin e dy pleqëve!
2). Gjindemi në moshën kur dhimbjen nuk e shkakton trupi i raskapitur, por ndjenja se ne jemi pengesë për ju
3). Çdo kujdes i juaj për ne, i hap dyert e lumturisë
4). Ju mund të keni çdo gjë: pasuri,autoritet, fuqi, shok,miq, por ne ju kemi vetëm ,Ju!
5).Tani nuk mundemi tu marrin në krah,të luajmë , tu hedhim përpjetë duke thirrur ho-pa si dikur kur ishit të vegjël, por prandaj ju mbajmë në zemër,mund tu ngrejmë lartë me dashuri, dhe kjo na jep dritë për ardhmërinë,
6).Dikur ju shëtisnim me karrocën për fëmijë,e cila për ne kishte më shumë vlerë se vetura, tani është rradha juaj që të na shëtisini, jo më larg se oborri i shtëpisë, ajo do të jetë kënaqësi për ne, një ndjenë, se imtësirat na bëjnë të lumtur,
7).Ligat tuaja si fëmijë i pastronim me shumë dashuri,me palomat më të mira, ju mos u gërditni nga ligat tona, janë nga mosha jonë dhe do të jenë të përkohëshme , pasi ora biologjike po kalon!
8). Derisa ishit të vegjël, nuk mund të prinsnim që të rriteni,të martoheni, të formoni familje,tash nuk mund tu presim që tu takojmë,çdo takim me ju është diell i ri për ne! Na kushtoni pak kujdes që të jeni shembull i mirë, për fëmijët tuaj.
9).Na falemnderoni ndonjëher, bisedoni me ne, që zemra mos na mbyllet, mos u hidhëroni kur nuk mundeni të na duroni. Durimi e sjell durimin! Si do që të silleni Ju ,do të mbeteni thesari ynë!
10).Na jepni pak kohë që ti mësojmë rregullat që i kërkoni ju dhe bashkëshortet tuaja, se ashtu ndoshta do tu bëjmë të lumtur, se ashtu do ti lehtësojmë takimet dhe nuk do ti vështërsojmë. Ju jeni vepra jonë më e mire,prandaj Zoti i bëri prindërit dhe fëmijët! Mos veproni sipas mendimeve të huaja,se ju e keni kokën tuaj!