
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se Qeveria dhe Ministria tashmë kanë intensifikuar kontrollet në pompat e benzinës dhe depot ku ruhen derivatet e naftës, me qëllim që të matet cilësia e mazutit, dizelit dhe benzinës së importuar në Maqedoninë e Veriut.
“Vendosëm, që nëpërmjet kontrolleve të ashpërsuara, t’u ikim manipulimeve të mundshme me cilësinë e lëndëve djegëse të cilat shfrytëzohen në vendin tonë. Në këtë mënyrë, jo vetëm që do të mbrohen konsumatorët nga manipulimet me derivatet e naftës, por do të mbrohet edhe mjedisi jetësor”, tha Bekteshi