23 raste të reja, 10 të vdekur dhe 1.191 të shëruar nga KOVID-19


Në 24 orët e fundit janë bërë 2.755 testime, ndërsa janë regjistruar 23 raste të reja me KOVID-19.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga virusi korona, jetën e kanë humbur 10 persona.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1.191 pacientë të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë, Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 155.269 raste, prej të cilëve 148.664 janë shëruar, ndërsa 5.408 kanë ndërruar jetë.
Aktualisht janë 1.197 raste aktive me virusin korona, 506 prej të cilëve janë vetëm në Shkup.