TËRHIQET PROPOZIMLIGJI PËR NDËRTIMET E JASHTËLIGJSHME

Qeveria në seancën e 74-të online, në bazë të raporteve për aktivitetet e zbatuara të dorëzuar nga Ministria për Transport dhe Lidhje miratoi vendimin për tërheqjen e Ligjit për vërtetimin e statusit juridik të ndërtimeve të jashtëligjshme, që gjendet në procedurë parlamentare. 

Në raportin që e ka pranuar Qeveria, sic njofton KlanM, është potencuar se gjatë periudhës së kaluar Ministria për Transport dhe Lidhje ka organizuar takime pune me përfaqësues të Odave dhe Asociacioneve nga fusha e ndërtimtarisë, urbanizimit, përfaqësues të sektorit civil dhe ka marrë pjesë në debate publike të organizuar nga ana e subjekteve tjerë, ku janë dhënë vërrejtje për disa zgjidhje ligjore si dhe propozime dhe sygjerime për rirregullimin e tyre. 

Ministria për Transport dhe Lidhje, sic përcjell KlanM, do të përpunojë një propozimligj të ri për vërtetimin e statusit juridik të objekktve të ndërtuara në mënyrë të jashtëligjshme, konform vërrejtjeve të parashtruara.