Komisioni për Sëmundje Infektive është ai që vendos, por unë do doja që në shtator mësimi të jetë me prezencë fizike, por duke pasur parasysh, nëse gjendja me Kovi-19 e lejon një gjë të tillë. Kështu vlerëson Kryeministri Zoran Zaev për fillimin e viti shkollor nga shtatori me prezencë fizike. Zaev shtoi se këtë vendim do të mund të e sjellin vetëm anëtarët e komisionit për sëmundje ngjitëse, dhe se nuk do të lejonte që mendimi tij të ndikojë tek vendimi I tyre.
Zoran Zaev, Krymenistër I maqedonisë së Veriut
“Për shkollat kam qëndrim timin. Por, më e rëndësishme është se si do të jetë gjendja me koronavirusin kah fundi i gushtit. Megjithatë, unë personalisht jam për mësim me prezencë fizike. Mendoj se do kemi gjendje stabile dhe tani që shifrat po ulen, do të duhej të ishte një bazë e mirë për mësim me prezencë fizike. Në rast se ka nevojë pastaj mund të shkojmë me masa të reja, përfshi edhe mbylljen”
Ndërkaq, Kreu I shëndetësisë ka sqaruar se për momentin vendi ynë është në periudhën në të cilën epidemia ka rrjedhë të mirë dhe se në procesin arsimor epidemia po trajtohet mirë.
Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë
“Plani jonë është që gjatë muajve të verës të jemi të gatshëm për muajin shtator. Ato janë disa gjëra. Fillimisht evaluim të të gjitha rekomandimeve për atë nëse fëmijët nga mosha 12-16 vjet, duhet të vaksinohen. Ka vërtetim nga Agjencia amerikane e ilaçeve se vaksina Fajzer do të verifikohet edhe për fëmijë. Në planet tona, me ardhjen e vaksinave, këtë grup-moshë mund ta mbulojmë me ato doza vaksinash. Vaksina nuk do të jetë e detyrueshme. Më tej do të punohen protokolle për në shkolla”
Filipçe shtoi se Komisioni në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore këtë periudhë do të punojnë për përpunimin e një protokolli që nxënësit të kthehen në shkollë, me pjesëmarrje fizike që nga 1 shtatori.