LART DERDIMENËT
(satirë)
Varg në parti njerëzia,
sorollaten si kokosha,
fyçkë fare krenaria,
përgatiten për kodosha.
Derdimeni në të plehut majë,
kapërdiset si kaposhi,
dreqi more le ta hajë,
në ballë të sofrës bir kodoshi!
Kur padrejtësitë të na godasin,
e n’shpirt t’ulërijë mëria,
nga të qarët t’mos gajasim,
se nga qejfi na erdh’ marria.
Xhemi Hajredini
Strugë, 26 maj 2021