Analizë
“Listat e hapura zgjedhore”

 


  • Analiza është pjesë nga aktivitetet sipas Inicijativës inovative të realizuar nga bartësi i inicijativës,  Mobilizator i komunitetit, Masar Zhaku. 

 

  • Inicijativa inovative është e mbështetur nga ana e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES) implementuar nga Këshilli Rinor Nacional i Mqedonisë. (KRNM).


    Për modelet zgjedhore në vendin tonë është diskutuar shumë, kohëve të fundit kjo çështje është diskutuar në mënyrë më të intensifikuar nga ana e partive politike në vend dhe kjo ka marrë dimension më të gjërë në planin nacional. Sistemi zgjedhor është një çështje shumë e rëndësishme si kategori kushtetuese dhe politike në të gjithë shtetet. Modeli zgjedhor thënë më qartë paraqet caktim të rregullave me të cilat rregullohet mënyra dhe procedura e shpërndarjes së votave të fituara, nga zgjedhjet në mandate të përfaqësuesve. Në Republikën e Maqedoninë së Veriut, nga viti 1990, janë realizuar 10 cikle zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare dhe atë, në vitin 1990 dhe 1994 në zgjedhjet parlamentare është aplikuar modeli zgjedhor i shumicës, në vitin 1998 është realizuar ndryshim në modelin zgjedhor dhe është aplikuar modeli i kombinuar apo i përzier zgjedhor, kurse në vitin 2002, 2006, 2008, 2011, 2014, 2016 dhe 2020, aplikohet sistemi proporcional me gjashtë njësi zgjedhore dhe me lista të mbyllura. Partitë politike kanë diskutuar vazdhimisht dhe kanë dhënë edhe propozimet e tyre në lidhje me reformën zgjedhore, respektivisht për modelin zgjedhor në vend. Për këtë çështje janë dhënë mendime se duhet të aplikohet modeli zgjedhor me një, tre, gjashtë apo tetë njësi zgjedhore. Secili model zgjedhor ka përparësitë dhe mangësitë e veta, kjo do të thotë se për aplikim të secilit model zgjedhor kërkohet konsensus i gjërë nga radhët e partive politike me qëllim që të harmonizohen qëllimet midis palëve për përfaqësim sa më demokratik.

 

       

Listat e mbyllura dhe listat e hapura zgjedhore, aplikimi i modelit zgjedhorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Republikën e Kosovës.

     Republika e Maqedonisë së Veriut është republikë parlamentare. Ndërkaq 120 deputetë të Parlamentit zgjidhen përmes sistemit zgjedhor proporcional në gjashtë njësi zgjedhore. Sistemi zgjedhor është përmbledhje e marrëdhënieve shoqërore, aktiviteteve dhe proceseve që lindin gjatë zgjedhjes së përfaqësuesve të popullit, si deputetët, këshilltarët komunalë, kryetarët e komunave, varësishtë sipas mënyrës së zgjedhjes dhe të kryetarit të Republikës, mënyra që janë të rregulluara me rregulla juridike. Sistemi zgjedhor është formë e elementeve formalo-juridike, politike dhe sociologjike.

 

    

    

    Vlerësimi i modelit zgjedhor nuk është problem teorik, por është më shumë çështje që ka të bëjë me pështjen praktike. Nuk ekziston model zgjedhor absolut i mirë apo i keq. Kjo varet nga ambienti socio-politik dhe kulturor i vendit konkret, për atë që rregullat e njejta në kushte të ndryshme në mënyrë të ndryshme, në një vend mund të jenë të njëjta, kurse në një vend tjetër ndryshojnë sepse kanë kundërshtime për shkak të specifikave.

    Njësitë zgjedhore janë të përcaktuara në bazë të Kodit Zgjedhor në mënyrë që të kenë numër të përafërt apo të barabartë votuesish. Çdo njësi zgjedhore dërgon numër të njejtë prej 20 deputetësh (mandate) në Parlament. Listat e partive janë lista të mbyllura dhe nuk ka prag zgjedhor (census). Përllogaritja e votave në mandate zgjedhore bëhet përmes formulës D’Hondt-it. Secili shtet aplikon model zgjedhor i cili është i përcaktuar në bazë kushtetuese dhe i rregulluar më konkretisht me ligj të veçantë. Për listat e hapura zgjedhore dhe për listat e mbyllura zgjedhore mund të flitet shumë dhe se secili sistem apo model zgjedhor i ka specifikat e veta, varësisht nga përbërja demografike, sociale apo zhvillimore të shtetit. Në tërësi zbatohen disa modele zgjedhore nëpër shtetet e Bashkimit Europian, Ballkan por edhe më gjërë, por tre janë modelet më të zbatushme, sikurse janë: modeli zgjedhor mazhoritar, modeli zgjedhor proporcional dhe modeli zgjedhor i përzier. Duke marrë parasysh të gjitha modelet zgjedhore që aplikohen, secili prej tyre ka përparsitë dhe mangësitë e tyre në sistem sepse asnjë nga sistemet zgjedhore nuk mund ti plotësoj kërkesat dhe nevojat që paraqiten nga qytetarët, votuesit, respektivisht nga shoqëria. Listat e hapura zgjedhore për votuesin dhe vetë qytetarin fillimisht flasin për demokraci më të avansuar.Nëpërmjet modelit zgjedhor me lista të hapura, votuesi ka të drejtë të zgjedhë kandidatin e preferuar pa marrë parasysh numrin rendor të kandidatit në listen zgjedhore. Listat e hapura zgjedhore si vlerë demokratike, rrisin përgjegjësinë e kandidatëve ndaj zgjedhësve, respektivisht votuesve. Ky model zgjedhor rrit dukshëm lidhjen e kandidatëve me votuesin, gjë që nuk është e evidente te modeli zgjedhor me lista të mbyllura ku kandidati mvaret nga lideri partiak pasi që në një farë mënyre ai përcakton fatin politik duke përcaktuar rënditjen dhe përcaktimin në listat zgjedhore për deputetë apo për këshilltarë komunal. Modeli zgjedhor me lista të mbyllura është model që mundëson centralizimin e fuqisë politike te një grupë shumë i ngushtë që vendosin për gjithçka në prizmin politik partiak.Duke marrë parasysh procesin e selektimeve të kandidaturave politike, në sistemin zgjedhor me lista të mbyllura në pajtim me statutet e partive politike, zgjedhja e kandidatëve bëhet nga poshtë-lartë, kurse në praktik ndodhë krejtë diçka tjetër, këtë e përcaktojnë liderët politik të partive ku ndikim mund të kenë një grupë shumë i vogël që ka ndikim dhe pushtet politik në partinë politike. Ky përcaktim mundëson që deputetët apo këshilltarët që marrin mandat politik sipas listave paraprakisht të caktuara nga “të fortët partiak”, e zbeh përgjegjësinë e përfaqësuesve të zgjedhur ndaj votuesve apo elektoratit të tyre dhe e rritë përgjegjësinë ndaj liderit të partis dhe kjo çon në mosreformim të brendshëm të subjekteve politike. 

     Në modelin zgjedhor me lista të mbyllura, nuk mbahet llogari për përfaqësimin në pikpamjen demografike, që do të thotë, mundësohet kandidimi i kandidatëve nga njëra njësi në njësi tjetër zgjedhore ku kjo bëhet vetëm për të plotësuar dëshira të udhëheqësisë partiake dhe pasi merret mandati, praktika thotë se nga deputeti nuk ka më frekuentim të zonës nga ku ka marrë votat për deputet. Ka edhe shumë argumente për sqarim të modelit zgjedhor me lista të mbyllura, por më e rëndësishmja është se ky sistem zgjedhor bën pronar të lojës politike liderin e partis politike, të paktën këtë e dëshmon praktika. Për listat e hapura zgjedhore flitet shumë, debatohet dhe ky model zgjedhor konsiderohet më demokratik. Nëpërmjet listës së hapur kandiduese, vota e zgjedhësit ka adresë të saktë ku edhe vetë votuesi zgjedhë në mënyrë të drejtpërdrejtë kandidatin e preferuar dhe këtë ja mundëson lista e hapur, që do të thotë se nuk ka kushtëzim të votoj për bartësin e listës zgjedhore si që aplikohet e drejta e votimit te listat e mbyllura zgjedhore. Listat e hapura zgjedhore janë një mundësi shumë e mire për demokratizimin dhe decentralizimin e partive politike me qëllim që partit politike t’ju përgjigjen kërkesave të ekektoratit të tyre, kjo do të forcon shumë kapacitetin dhe vlerat e një shoqërie demokratike. Listat e hapura aplikohen në pjesën më të madhe të shteteve të Bashkimit europian, si dhe në shumë shtete të botës por edhe më tej si Hollanda, Danimarka, Suedia, Finlanda, Luksemburgu, Republika Çeke, Austria, Greqia, Polonia, Sllovenia, Lituania, Qiproja, Bosnja dhe Hercegovina,në vende tjera si Republika e Kosovës, Iraku, Ekuadori, Çile dhe në shumë shtete tjera. Hollanda dhe Sllovenia janë dy shtete të Bashkimit europian që zbatojnë sistemin zgjedhor me lista të hapura me një njësi zgjedhore, kurse pjesa tjetër dërmuese e shteteve të unionit zbatojnë modelin zgjedhor me lista të hapura me disa njësi zgjedhore.

Listat e mbyllura zgjedhore aplikohen poashtu në shtete të ndryshme, disa nga vendet që aplikojnë këtë model zgjedhor janë Republika e Maqedonisë së Veriut, Italia, Spanja, Sërbia, Ukraina, Franca, Rusia.Sa i përket aplikimit të modelit zgjedhor me lista të hapura, Republika e Kosovës në kushtetutën e vetë, e rregullon modelin zgjedhor si në vijim:

Neni 64 (Struktura e kuvendit)1) 1.Kuvendi ka njëqind e njëzet (120) deputetë të zgjedhur me votim të fshehtë bazuar në listat e hapura. Vendet në Kuvend ndahen midis të gjitha partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, në përpjesëtim me numrin e votave të vlefshme, të fituara prej tyre, në zgjedhjet për Kuvendin. 2) 2. Në kuadër të kësaj ndarjeje, njëzet (20) prej njëqind e njëzet (120) vendeve janë të garantuara për përfaqësimin e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovës, si vijon: ▪ partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin Serb, do të kenë numrin e vendeve në Kuvend të fituar në zgjedhjet e hapura, me minimumin dhjetë (10) vende të garantuara, në rast se numri i vendeve të fituara është më i vogël se dhjetë (10); ▪ partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetet e tjera, në Kuvend do të kenë numrin e vendeve të fituara në zgjedhjet e hapura me minimumin e vendeve të garantuara si në vijim: komuniteti Rom një (1) vend; komuniteti Ashkali një (1) vend; komuniteti Egjiptian një (1) vend; dhe një (1) vend shtesë do t’i jepet komunitetit Rom, Ashkali, ose Egjiptian, që ka numrin më të madh të votave të përgjithshme; komuniteti Boshnjak tri (3) vende, komuniteti Turk dy (2) vende dhe komuniteti Goran një (1) vend, , nëse numri i vendeve të fituara nga secili komunitet është më i vogël se numri i vendeve të garantuara.

 

    Kosova është Republikë Parlamentare ku votuesit apo qytetarët e saj zgjedhin anëtarët e parlamentit (deputetët) në mënyrë të drejtpërdrejtë, përmes votimit të fshehtë, çdo katër vite. Kuvendi i Kosovës përbëhet nga 120 deputetë që zgjedhen me votim të fshehtë, nëpërmjet aplikimit të modelit sipas listave të hapura zgjedhore. Vendet në Kuvend ndahen midis të gjitha partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, në përpjesëtim. Ky sistem zgjedhor që e ka Kosova është shumë i avansuar në pikpamjen demokratike duke u bazuar në specifikat e përbërjes së shtetit në të gjitha pikpamjet. Në Kosovë votuesit në listën e hapur zgjedhore kanë të drejtë të votojnë 5 kandidatë të listës kandiduese. Pragu zgjedhor për parti, koalicione dhe kandidatë të pavarur është 5% e votave të përgjithshme, ndërkohë që për partitë që përfaqësojnë pakicat kombëtare nuk ka prag zgjedhor. Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme përcakton dispozitat e përgjithshme të sistemit zgjedhor në Kosovë dhe ky e definon të tërë vendin si një zonë e vetme zgjedhore me shumë kandidatë, nga të cilët 100 deputetë futen në parlament përmes përfaqësimit proporcional me lista të hapura, dhe 20 vende shtesë janë të rezervuara për deputetët e pakicave kombëtare.Një çështje e cila nuk garantohet në përfaqsësim gjetë aplikimt të listave të hapura zgjedhore, është përfaqësimi gjinor. Përfaqësimi gjinor mund të kushtëzohet dhe parashihet si obligim ligjor në listat kandiduese gjatë aplikimit të modelit zgjedhor me lista të mbyllura, kur bëhet fjalë te aplikimi i modelit zgjedhor me lista të hapura, kjo çështje nuk mund të garantohet sepse përcaktimin e mandateve të fituara e bëjnë qytetarët me vote të drejtpërdrejtë, e vetmja mundësi është kushtëzimi apo përcaktimi sipas ligjit. Republika e Kosovës që aplikon listat e hapura zgjedhore, në kushtetutnën e saj përcakton që 30% e vendeve në Kuvend të jenë të rezervuara për kandidatët e gjinisë më pak të përfaqësuar, kurse me ligj subjektet politike obligohen që në listat e kandidatëve të kenë jo më pak se 30% të një gjinie të caktuar, si dhe që të paktën çdo i treti kandidat duhet të jetë nga radhët e gjinisë më pak të përfaqësuar. Mosrespektimi i kuotës gjinore në listat e kandidatëve të partive politike sanksionohet me moscertifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje.

    Aplikimi i listave të hapura zgjedhore është një sfidë e madhe për partite politike, pasi që partite politike duhet të ristrukturohen dhe të kandidojnë persona profesionist dhe me autoritet në shoqëri. Me aplikimin e listave të hapura zgjedhore, mvarësishtë nga përcaktimi se në sa njësi zgjedhore do të bëhet aplikimi i modelit zgjedhor, një , tre, gjshtë, tetë apo më shumë njësi zgjedhore, secili përcaktim ka anët pozitive dhe mangësitë e caktuara gjatë procesit zgjedhor. Republika e Maqedonisë së Veriut gati më shumë se 10 vite ka hapur debat për reformën zgjedhore dhe kjo do të thotë se faktorët politik edhe mund të arrinë një konsensus më të gjërë për realizimin e reformës zgjedhore ku edhe pritet që listat e hapura kandiduese të rrisin kualitetin professional të deputetëve dhe kuptohet do të rrisin edhe kualitetin e debatit parlamentar. Gjatë aplikimit të modelit zgjedhor me lista të mbyllura, Kushtetuta e Republikës së Maqedonosë së Veriut në nenin 62 të saj, në mes tjerashparasheh se deputeti i përfaqëson qytetarët dhe se në Parlament vendos sipas bindjes së vetë.Kjo nuk i përket realitetit sepse sipas asaj që shohim deputeti në praktikë zbaton urdhërat e partisë politike që përfaqëson, gjegjësishtë të liderit të tij politik.

    Republika e Maqedonisë së Veriut në nenin 62 të Kushtetutës përcakton parimisht sistemin proporcional të zgjedhjeve në vend, kurse në në nenin 4 të Kodit zgjedhor e përcakton më saktë edhe modelin zgjedhor. Në vitin 1990 dhe 1994 gjatë zgjedhjeve parlamentare është zbatuar modeli zgjedhor i shumicës, në vitin 1998 është aplikuar modeli i kombinuar apo i përzier zgjedhor dhe nga viti 2002 aplikohet sistemi i modeli zgjedhor proporcional me gjithësej gjashtë njësi zgjedhore.

    Kodi zgjedhor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në nenin 4 përcakton Modelin zgjedhor në vend si më poshtë:1) Zgjedhja e Presidentit të Republikës bëhet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  dhe në përfaqësitë diplomatike konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Evropë dhe Afrikë, në Amerikë Veriore dhe Jugore dhe në Australi dhe Azi, si një njësi zgjedhore sipas modelit të shumicës.2) Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjidhen prej 120 deri më 123 deputetë, prej të cilëve 120 deputetë zgjidhen sipas modelit proporcional, me ç’rast territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut ndahet në gjashtë njësi zgjedhore të përcaktuara me këtë kod dhe në secilën zgjidhen nga 20 deputetë dhe 3 deputetë zgjidhen sipas modelit proporcional në një njësi zgjedhore që i përfshinë Evropën, Afrikën, Amerikën Veriore dhe Jugore, Australinë dhe Azinë.3) Deputeti i parë në njësinë zgjedhore që i përfshinë Evropën, Afrikën, Amerikën Veriore dhe Jugore, Australinë dhe Azinë zgjidhet nëse lista e kandidatëve për deputetë ka fituar së paku numër të tillë të votave me të cilat është zgjedhur deputet me numër më të vogël të votave në njësitë zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e fundit parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.4) Deputeti i dytë në njësinë zgjedhore që i përfshinë Evropën, Afrikën, Amerikën Veriore dhe Jugore, Australinë dhe Azinë zgjidhet nëse lista e kandidatëve për deputetë ka fituar dyfish numër më të madh të votave nga numri i votave me të cilat është zgjedhur deputet me numër më të vogël të votave në njësitë zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e fundit parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

 

    Si mangësi e listave të mbyllura, konsiderohen mospasja e mundësive për zgjedhje misdis kandidatëve, do të thotë se votuesi e ka mundësinë maksimalisht të kufizuar dhe duhet të voton për bartësin e listës zgjedhore, dobësohet lidhja midis qytetarit apo votuesit me deputetin apo këshilltarin komunal dhe duke i analizuar këto elemente mundësohet centralizimi i partive politike sepse këtë e mundëson sistemi zgjedhor me lista të mbyllura dhe bartësit e listave zgjedhore dalin nga organet qendrore partiake apo drejtpërdrejt nga liderët e partive politike.

    Përparsitë e listave të hapura zgjedhore janë të shumta në demokracin parlamentare. Listat e hapura zgjedhore si model zgjedhor është një përparsi për qytetarin, votuesit i jepet mundësi për të dhënë votën kandidatit të preferuar në listen kandiduese, mvarësishtë nga përcaktimi ligjorë, votuesit i jepet më së paku një mundësi për të votuar, por praktika tregon edhe për më shumë mundësi, si për shembull në Republikën e Kosovës ka të drejtë qytetari të voton pesë kandidatë në listen kandiduese. Qytetari forcën lidhjen me përfaqësuesin e vet, deputetin apo këshilltarin komunal, dhe anasjelltas dhe në gjithë këtë process me rëndësi të veçantë është sepse rritet përgjegjshmëria dhe llogaridhënia e deputetit apo këshilltarit komunal të zgjedhur ndaj elektoratit. Listat e mbyllura zgjedhore kanë ndikuar në humbjen e besimit të elektoratit te partitë politike dhe në procesin e mosndërtimit të vlerave të sistemit të demokracisë.

 

Rekomandime

 

     Gjatë përshkrimit të anëve pozitive dhe mangësive që paraqiten gjatë aplikimit të listave të mbyllura dhe listat e hapura zgjedhore, dukshëm vërehet se listat e hapura zgjedhore janë vlerë demokratike më e avansuar ku për veprim të mëtejshëm rekomandohen pikat vijuese:

➢ Të arrihet konsenzus politik midis partive politike për harmonizim të idesë së vënies në praktik të modelit zgjedhor me lista të hapura.➢ Të realizohet ndryshim në Kodin zgjedhor sipas një procesi publik inkluziv dhe transparent para qytetarëve në harmonizim me standardet ndërkombëtare.➢ Kodi zgjedhor të përcaktoj procedurë adekuate dhe efikase për qytetarët gjatë realizimit të mjeteve juridike në process zgjedhor. ➢ Të forcohet kapaciteti administrative dhe professional i Komisionit zgjedhor shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.➢ Të rishikohet dhe të pastrohet në vazhdimsi lista zgjedhore.➢ Të përcaktohet mekanzëm juridik për parandalimin e presionit ndaj të punësuarve në sektorin publik.➢ Ligjërisht të definohen politikat ndëshkuese për keqpërdorim të resursesve shtetërore dhe kapaciteteve tjera që kanë për qëllim ndikim në proces zgjedhor. ➢ Saktësisht të përcaktohet mënyra e financimit të partive politike nga subjektet fizike dhe juridike, financimet, sponzorimet dhe donacionet.➢ Të rregullohet në bazë ligjore përfaqlsimin i avansuar gjinor në listat kandiduese dhe atë në nivel lokal gjatë organizimit të zgjedhjeve lokale dhe në nivel nacional gjatë organizimit të zgjedhjeve parlamentare.➢ Të sigurohet qasje e tërësishme në proces zgjedhor e personave me ngecje në zhvillim dhe personave me nevoja të veçanta.➢ Të rregullohet në bazë ligjore obligimi i mediumeve me përcaktime sipas të drejtave dhe obligimeve konkrete në fushatat zgjedhore.➢ Nëse aplikohet modeli zgjedhor me një njësi zgjedhore me lista të hapura, t’ju sigurohen vende komuniteteve më të vogla, respektivisht pakicave.➢ Të sigurohet dhe garantohet transparencë e financimit mediatik nga paratë publike nga ana e autoriteteve publike.