

Skuadra e Shkupit ka prezantuar Blerton Shejin si përforcimin e ri në merkaton e verës. Bardhekaltërit me mbrojtësin e krahut të majtë kanë firmosur kontratë tre vjeçare, ndërsa sipas burimeve të televizionit tonë, Shkupi ka paguar plot 70 mijë euro në arkat e Strugës për të fituar shërbimet e Blerton Shejit. “Është një nder dhe kënaqësi e madhe për mua ta vesh fanellën e FC SHKUPI, ndërsa nuk më mbetet asgjë përveç se t’ju premtoj dhe siguroj që do jap maksimumin tim”, ka thënë mes tjerash Sheji pas prezantimit te Shkupi. Kujtojmë se Blerton Sheji karrierën e tij e ka nisur nga mosha 16 vjeçare te FC Struga, ndërsa ishte pjesë edhe e Shkëndijës së Tetovës. Gjatë sezonit të fundit, ai regjistron 32 paraqitje dhe dy asiste, ndërsa është anëtar edhe i përfaqësueses U21 të Maqedonisë.