Lebit Murtishi – Historiku i shkurter i dhunes dhe magjia e pushtetit!

Historiku i shkurter i dhunes dhe magjia e pushtetit!

Historia shkruan ndodhite, jo paragjykimet…Kot bejme analiza pas perendimit te diellit, dhe kot nxjerrim perfundime se si do te dukej dita qe iku, sikur te kishim punuar pak me teper…Koha qe ik nuk kompensohet, por haraçi i paguhet gjithsesi…Meqenese jetojme nen mjegujt e shperhapura nga partite politike, qe te mos ndodhin ndodhite qe mbeten prapa ne historine e afert, mendoj se eshte e udhes te hedhim nje sy pas kraheve, sa per te rishikuar udhetimin e partive tona, nga themelimi gjer me sot!
Si parti me e vjeter dhe me e para parti , ,,antikomuniste”, ne trojet shqiptare njihet LDK- ja e themeluar nga komunistet e deshperuar te kohes…Parti kjo, me pamje dhe veshje paqesore, nga bishti e te koka…Vetem kjo parti nuk perdori dhune per te marre nje hise pushteti ,dosido” ne kohen e serbise…Por duhet t’i rikujtojme lexuesit, se ne ate kohe te ,,zgjedhjeve historike”, qetesine dhe rregullin e kishte ne dore serbia. Keshtu qe, LDK- ja dhe lideret e saj kapercyen pa asnje therre ne kembe gjate fushates dhe gjate mandatit qe moren ne kohe lufte, kur gjysma e popullit flinte me djepat neper male…Pra, githçka ishte nen konttoll…
Sa i perket partive te dala ga lufta, lirisht mund te thuhet se lideret e tyre qe nga frontet e luftes enderronin marrjen e kolltuqeve nga LDK -ja. Dhe ashtu ndodhi, LDK-ja i hapi krahun me te forteve…Per mjetet dhe rregullat e lojes qe u perdoren nuk ka nevoje per komente…E, ai qe asokohesh mbeti duarthate u rreshtua ne frontim e ,, Levizjes per Vetevendosje”…As rruga e ardhjes se ,,Vetevendosjes” ne pushtet nuk duhet te komentohet…Nje sy blic po hedhim edhe mbi partite shqiptare te Shqiperise dhe te ,,rajonit”!..Ju kujtohet si erdhi ne pushtet PD-ja e Sali Berishes? – ju kujtohet si e rimori pushtetin ne vitin 1997 Fatos Nanua?- ju kujtohet me çfare mjetesh i dorezoi ,, pushtetin” PPD- ja e Nevzat Halilit Arber Xhaferit?-, ju kujtohet me çfare mjetesh i hodhi jashte loje te gjithe kundershtaret e vet Ali Ahmeti?!! Per te mos shkuar me gjate, duhet te thuhet se brenda ketij modeli nderrohen dhe i zene vendin njera-tjetres edhe partite e Lugines se Presheves edhe ato te Malesise nen Malin e Zi…Mbeshtetur ne keto copera historike, mendoj qe del ky perfundim: ,, Shqiptareve nuk u mungojne ,,Reformat e drejtesise, ,,Reformat Zgjedhore”, ekonomike etj, Shqiptareve u mungon ,,REFORMA E NDERGJEGJES”!..

..