Kreu aktual i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot deklaroi se ka vullnet që të rikandidohet për mandatin e dytë së kryetar i kësaj komune, por që për këtë sipas tij do të vendosin organet e dhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim.
“Dhe në fillim para se të zgjidhesha, unë kam thënë që qëllimi im është të jem kryetar komune për dy mandate nëse shëndeti im më shërben dhe nëse populli më zgjedh. Unë kam vullnet për të kandiduar për një mandat të dytë, por kjo nuk do të thotë që unë të vendos. Organet dhe kryetari i partisë do të vendosin për atë bazuar në analizat dhe të gjitha informacionet që ata do të marrin”, ka deklaruar mes tjerash Ganiu.