Sot më 17.05.2021 myftiu i Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani i shoqëruar nga bashkëpuntorët, priti kryetarin e Komunës së Strugës Z. Ramiz Merkon i cili uroi myftiun për festën e Fitër Bajramit dhe mes tjerash biseduan për mireqenien, kulturën dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes komunës dhe myftinisë. Myftiu falënderoi kryetarin për vizitën dhe gatishmërinë e institucioneve vendore që të ndihmojnë në shumë çështje që ka nevojë myftinia. Në fund shkëmbyen dhuratat e Bajramit. Kryetari i Komunës i dhuroi myftiut një libër me shumë vlerë, ndërsa myftiu i dhuroi një Leuha me Qabenë e nderuar.

