
Vaksinimi kundër virusit korona në vendin tonë po zhvillohet pa ndërprerë n të gjitha pikat e vaksinimit. Interesimi për vaksinim nga qytetarët po rritet çdo ditë. Për momentin në uebfaqen vakcinacija.mk janë paraqitur mbi 256.346 qytetarë për t’u vaksinuar kundër Covid-19.
Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, dje në vendin gjithsej janë vaksinuar 12.606 qytetarë prej të cilëve 10.135 kanë marrë dozën e parë.