
Nga ora 21:00 e ditës së djeshme deri në ora 05:00 të ditës së sotme, Ministria për Punë të Brendshme në të gjithë territorin e vendit ka regjistruar 53 shkelje të orës policore. Në ndërkohë në gjithë territorin e vendit janë regjistruar edhe 384 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.