
Në Portin e Durrësit ka nisur stërvitja e madhe ushtarake, me dislokimin që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, “Defender Europe 2021”.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një shënimi në facebook njofton se në të do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi. Në këtë organizim marrin pjesë autoritete civile të larta shqiptare, amerikane dhe të NATO-s.