
Kufiri në Tabanoc, që e lidh Maqedoninë e Veriut me Serbinë janë raportuar pritje të gjata të udhëtarëve.
Raportohet se pritjet në këtë pikë kufitare janë më të gjata edhe se një orë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë, se kolonat e gjata të veturave janë si pasojë se ka probleme teknike në kontrollimin e udhëtarëve.
“Po, ka problem teknik i cili po tejkalohet dhe së shpejti do të normalizohet situata”, thanë nga MPB-ja.
Ndërkaq, mbrëmë pritje të gjata të udhëtarëve janë raportuar edhe në vendkalimet në Bllacë, Bellanoc dhe në Aeroport. Shkak ishte rënia e sistemit elektronik dhe kontrollimi i udhëtarëve bëhej në mënyrë manuale.