Parlamenti Evropian bëri thirrje për trajtim serioz dhe menaxhim të obezitetit, meqë nivelet e rritjes së kësaj ‘epidemie’ në vendet e BE-së është rritur për 161% prej vitit 1975, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas OBSH-së, 39% e të rriturve në mbarë globin vuajnë nga mbipesha, ndërkaq 13% prej tyre janë obezë.
Prej vitit 1975, obeziteti gati se është trefishuar. 22,82% e popullatës së BE-së ishte obeze në vitin 2016, krahasuar me 9,3% sa ishte në vitin 1975, që i bie se ka një rritje prej 161% prej atij viti.
Malta, Hungaria dhe Lituania janë vendet më të prekura nga kjo ‘epidemi e obezitetit’, duke u pasuar nga Austria, Italia dhe Danimarka.