
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se ndalesën e lëvizjes – orën policore e kanë shkelur 70 person.
“Nga ora 21.00 (30.04.2021) deri në ora 05.00 (01.05.2021) është konstatuar se 70 persona nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, sot ora policore nuk do të vlejë, për shkak të festës së Pashkëve.